Policia konfiskon armë në Mitrovicë

Me datën 10 dhe 11 nëntor, Policia në Mitrovicë në dy lokacione të ndryshme, ka konfiskuar dy armë zjarri dhe një sprej.

Në rastin e parë, me datën 10 nëntor 2018 rreth orës 23:04 është realizuar një urdhër kontrolli në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku janë konfiskuar dy revole,dy karikatorë, njëri me pesë fishekë me gaz dhe tjetri gjashtë fishekë, 10 fishekë me gaz në një çantë dhe 20 fishekë.

Ndërsa në rastin e dytë me datën 11 nëntor 2018, rreth orës 18:20, gjatë një pikë kontrolli, është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sprej.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme