Policia konfiskon disa armë në Han të Elezit

Policia e rajonit të Ferizajt njofton se pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari B.B(38 vjeçar) mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit , kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

1 pistoletë TT e kalibrit 7,62 mm, 1 karikator, 4 fishekë të kalibrit 7,62 mm, 3 pushkë gjuetie kalibër 12 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 12mm.Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda procedohet në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme