Poposki: Në vitin 2009 bëmë gabim trashanik që nuk e pranuam propozimin grek

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, ka dhënë një intervistë për gazetën austriake ”Der Standard”, ku thotë se është bërë një gabim trashanik në vitin 2009.

Ai është pyetur nëse eurointegrimet e Maqedonisë mund të vazhdojnë pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

Në lidhje me këtë dhe me eurointegrimet, Poposki është përgjigjur se ”kemi bërë një gabim trashanik në vitin 2009. Atë kohë e fituam udhëzimin e parë nga Komisioni Evropian për fillimin e bisedimeve. Propozimi grek ishte që të fillojnë bisedimet e më pastaj të zgjidhet çështja e emrit për disa muaj.

Në ndërkohë nuk i filluam bisedimet me BE-në dhe nuk e zgjodhën çështjen me emrin dhe gjasat janë më të vogla se do të zgjidhet, pasi që nuk ofrohet kulaçi në fund.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme