Premtimet e partive vështirë të realizueshme

Vështirë të realizueshme janë konsideruar premtimet e partive politike dhe zgjidhjet e ofruara rreth çështjeve në të cilat e kanë përqendruar fushatën e cila mbyllet sot (e premte). Për njohësit e rrethanave, edhe pse partitë kanë rritur dozën e premtimeve, sipas tyre, çështja kryesore kah e cila do ta fokusojnë energjinë është dialogu me Serbinë.

Ndërkaq premtimet e shumta të shoqëruara me akuza ndërmjet vete nuk u kanë mjaftuar partive politike në synimin e tyre për t’i fituar zgjedhjet. Kanë proklamuar mbështetjen edhe prej jashtë duke instrumentalizuar me atë se kush është më pro-amerikan e pro-perëndimor, shkruan sot Koha Ditore.

Analisti Krenar Shala thotë se problemet me të cilat preokupohen qytetarët nuk do ta kenë fokusin kryesor të qeverisë së ardhshme.

“Besoj që në krahasim me fushatat zgjedhore paraprake, në këto zgjedhje ka pasur më shumë premtime konkrete, megjithëse tema e dialogut është propaganduar shumë pak dhe çështjet me të cilat preokupohen më shumë votuesit janë prekur më shumë”, ka thënë Shala.

“Sidoqoftë, ky ka qenë një mashtrim i radhës pasi që dihet që qeveria e ardhshme do ta fokusojë gati të gjithë energjinë në dialogun me Serbinë, e fare pak në çështjet që janë diskutuar me qytetarë gjatë kësaj fushate zgjedhore”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme