Kurti jep një godite të rëndë Haradinajt: E kaloi demarkacionin vetëm për një karrige

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka kaluar demarkacionin vetëm për t’u bërë Kryeministër i Kosovës.


Kurti ka thënë për deklaratën e Ramush Haradinaj që e quajti mashtrues se vet ai ishte bajraktar kundër demarkacionit, mirëpo sapo erdhi në pushtet e nënshkruajti atë.

“Personi që ishte bajraktar kundër demarkacionit e nënshkruajti atë sapo erdhi në pushtet”, ka thënë Kurti.

“Kjo është pak a shumë sikur ajo historia e Rikardit të Tretë që e shiti mbretërinë e tij për një kalë dhe pastaj kali iku. Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige. Edhe ky dha dorëheqje pas dy viteve”, tha Kurti në T7.

Kurti thotë se e di arsyen se pse kundërshtarët e quajnë mashtrues.

“Po të isha si ta nuk do më sulmonin. Po të isha i keq do më përkrahnin. Por e dinë se unë jam ndryshe dhe se nuk bëhem pjesë e llogaritjeve të tyre, andaj më sulmojnë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme