Presidenti i Shqipërisë gjatë vizitës do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për Ditën e Mësuesit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka arritur për vizitë sot në komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, për të kremtuar Ditën e Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave.
Gjatë qëndrimit në komunat e Bujanocit dhe të Preshevës, Nishani do të zhvillojë takime të veçanta me drejtuesit e këtyre komunave dhe do të vizitojë shkollën fillore të fshatit Tërnoc.
Gjithashtu presidenti i Shqipërisë gjatë vizitës do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për Ditën e Mësuesit.
Nishani do të jetë i pranishëm edhe në Komunën e Preshevës, i cili do të nderojë mësuesit në një program kulturor të organizuar nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë. /AA