Presidenti Thaçi dorëzohet për ushtrinë, tërheq propozimin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për transformimin e FSK-së ka treguar se sot i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Qeverisë për tërheqjen e propozimin të tij për krijimin e ushtrisë

Presidenti Thaçi ka treguar se i ka dërguar letër Kuvendit dhe Qeverisë për tërheqjen e propozimit të tij për themelimin e ushtrisë me anë të ligjit, derisa ka shtuar se nuk do të lejojë abuzim nga askush në këtë proces.

“E kam njoftuar kryetarin Veseli dhe Kryesinë e Kuvendit se përkohësisht e tërheq pakon e ndryshimeve ligjore për kompetencat e FSK’së. Pres që institucionet relevante të tregojnë maturi në përputhje me rrethanat e reja rreth krijimit të ushtrisë”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Thaçi në këtë konferencë ka thënë se këtë iniciativë ligjore për transformimin e FSK-së e ka ndërmarrë në një moment të caktuar, pasi, siç thotë ai, ishin shterur të gjitha mundësitë tjera për themelimin e ushtrisë me anë të Kushtetutës.

Presidenti ka thënë se përfaqësuesit e Listës Srpska për gjashtë muaj me radhë kishin bojkotuar Kuvendin, e kështu duke bërë të pamundur të sigurojnë përkrahje dhe përfshirjen e tyre në këtë proces.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme