Presidenti Donald Trump i ka dhuruar tre muajt e parë të pagës presidenciale Shërbimit të Parkut Kombëtar, shkruan “Fox News”.
Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, i dorëzoi cekun prej 78,333.32 dollarësh Sekretarit Ryan Zinke gjatë konferencë së hënës.
Trump kishte premtuar se do të hiqte dorë nga paga e tij presidenciale. Sipas ligjit ai duhet të paguhet, kështu që miliarderi biznesmen po dhuron rrogën presidenciale pasi u kërkoi të gjitha media të vendosnin ku dëshironin të dhuroheshin këto shuma të majme.