Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, pasi të njëjtës në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë.
Ngjarja ka ndodh në rrugën “Malush Kosova”, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 11:15.
Policia njoftoi në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.