Pritet fillimi i seancës së jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK-ja dhe Vetëvendosja do të mbahet sot me fillim prej orës 16:00.

Kështu ka vendosur para pak minutash Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë vjen pas kërkesës së 42 deputetëve për debat parlamentar lidhur me ‘dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizimin e vizave’.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot gjatë ditës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka thënë se thirrja e kësaj seancë është ndërhyrje në agjendat shtetërore.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme