Prof. Xhevdet Halili: Studentët forcohen me praktikë

Programi për studim të ligjit dhe qeverisje demokratike, është program përmes të cilit profesorët e UP-së të marrin përvoja dhe njohuri shtesë në fushën e zbatimin e ligjit. Ky projekt është mundësuar nga universiteti në Ohajo, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky projekt u mbeshtet edhe nga dekani i Fakultetit Jurdik Prof.Ass. Dr. Haxhi Gashi, i cili ka merita per avancimin e kuadreve jashte Kosoves por edhe ne reforma te shumta ne kuader te Fakultetit Juridik.

Profesorët Xhevdet Halili dhe Haxhi Xhemajli kanë shpjeguar praktikat që zbatohen në SHBA-të, për ngritjen e aftësive analitike tek studentët. Sipas tyre, në Kosovë është mëse e domosdoshme që ta ndjekin edhe punën praktike, e jo të bazohen vetëm në teori.

Në një intervistë për RTK, profesori i Universitetit të Prishtinës, Xhevdet Halili bëri të ditur se një problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet UP është numri i vogël i profesorëve krahasuar me numrin e lartë të studentëve. Mungesa e praktikës profesionale është një problem tjetër për studentet e Universitetit të Prishtinës, sipas profesor Xhevdet Halilit. është i vogël, po ashtu mungesa e praktikës që është shumë e nevojshme për studentët.

Haxhi Xhemajli, nga Universiteti Pejë KLFiD deklaroi se në SHBA në një grup janë vetëm deri në 30 studentë, për këtë kanë përparim më të madh sa i përket fushës së sundimit të ligjit, ndërkaq te ne në një grup janë mbi 150 studentë.

Përndryshe, qasja e ligjërimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ka qenë temë diskutimesh dhe një prej kërkesave kryesore të studentëve të cilët kanë kërkuar praktikumin e metodologjive të reja të punës dhe zbatimin e praktikave ndërkombëtare të ligjërimit, gjë që do t’i aftësojë ata të jenë komperativë edhe në tregun botëror./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme