Prognoza e Isen Saliut – Ja kush do ta fitojë Tetovën, Strugën dhe Çairin

Isen Saliu, gazetarë me përvojë shumë vjeçare, njohës i rrethanave dhe zhvillimeve politike në Maqedoni, ka bërë prognozimin për rezultatet zgjedhore në zgjedhjet komunale 2017 në Maqedoni. Nga portali Sakte.net nga publicisti Saliu kemi kërkuar prognozimin e rezultateve pas zgjedhore për tre komuna që i ka përzgjedhur kryeredaktori i gazetës Lajm.

Sipas tij, këto janë zgjedhjet më të vështirat për t’i parashikuar, që janë zhvilluar deri tani në Maqedoni, ngaqë nuk ka pasur deri tani aq shumë faktorë dhe nënfaktorë që mund të jenë përcaktues për fituesin.

“Në Çair mendoj se Visar Ganiu la përshtypje të mirë dhe tregoi se posedon kapacitet dhe kulturë të mjaftueshme politike, por në këto zgjedhje mund t’i paguajë gabimet e mëhershme të partisë së tij ndaj Çairit dhe disa gabime të shtabit të vet zgjedhor të cilët përdorën disa metoda nga e kaluara për degradim të rivalit kryesor, metoda që janë të papranueshme për votuesin shqiptar. Sado që me mjeshtëri tentoi t’i fshehë BDI-ja gabimet që ka bërë në Çair, ato nuk mund të mbulohen sepse janë gabime të mëdha që banorëve të Çairit u shkaktojnë probleme të përditshme. Prandaj kam përshtypje se Zeqirja Ibrahimi është favorit, kurse Visar Ganiun e pret karrierë e shkëlqyeshme politike në të ardhmen, nëse i jepet mundësi të krijojë ekipin e tij, e jo atë t’ia ja caktojë partia”, ka deklaruar Saliu.

Si komunë të dytë, Saliu ka zgjedhur analizimin e rezultateve të komunës së Tetovës.

“Në Tetovë mendoj se në përparësi të vogël është Lëvizja Besa. Me kandidimin e Bilall Kasamit për kryetar komune, Lëvizja Besa i dha peshën e merituar këtij qyteti, sado që pati vlerësime se ai ka degraduar postin e kryetarit të partisë, duke u kandiduar për kryetar komune. Duhet pasusr parasysh se Tetova është qyteti me numër më të madh të shqiptarëve në Maqedoni dhe qytet universitar. Votuesit e Tetovës kanë kulturë të ndëshkimit të funksionarëve që nuk realizojnë premtimet dhe mendoj se ky ëhstë hendikepi i kryetares aktuale Teuta Arifi.
Sa i përket Tetovës, duhet përmendur që edhe pse nuk janë favorit në këto zgjedhje, një mirënjohje të veçantë meritojnë edhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri dhe ai i PDSH-së, Bardhyl Dauti, për nivelin e lartë të kulturës politike që treguan gjatë fushatës”, është shprehur Isen Saliu për portalin Sakte.net

Komuna e tretë dhe e fundit që ka zgjedhur të prognozojë rezultatin, ka qenë ajo e Strugës.

Mendoj se rrethi i parë në Strugë do të jetë finale para finales. Kandidati shqiptar që do të kalojë në raundin e dytë do t’i fitojë zgjedhjet, sepse të mëdha janë gjasat që në raundin e dytë sërish të kemi një kandidat shqiptar një maqedonas. Po të mos ishte bërë pjesë e qeverisë me BDI-në, Zijadin Sela pa asnjë problem do të fitonte sërish këtë komunë. Mirëpo vendimi për t’u bë pjesë e koalicionit qeveritar edhe pse më herët kishte përjashtuar çdo mundësi për koalicionim me BDI-në, mund të ja komplikojë gjasat për fitore, aq më tepër që nuk u realizuan as premtimet e tij të fuqishme për zyrtarizimin e gjuhës shqipe para zgjedhjeve lokale. Sipas meje, ai mbetet favorit për shkak të ngjarjeve të 27 prillit, por edhe për shkak se punoi më tepër se paraardhësi i tij edhe pse në një qytet si Struga ka hapësirë të punohet edhe më shumë.
Nëse struganët vlerësojnë superioritetin intelektual që tregoi gjatë fushatës Lavdrim Elmazi i Lëvizjes Besa, mendoj se ai dhe Ramiz Merko i BDI-së kanë gjasa të njëjta dhe nuk ngecin shumë pas Selës.

Prej kandidatëve shqiptarë mendoj se gjasat për fitore janë në anën e Selës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme