Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri sot ka mbledhur anëtarët e saj për të përcjellë si pikë më të rëndësishme të ditës shqyrtimin në parim të Projektligjit Nr. L- 120 për Trepçën.
Me këtë rast, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik projektligjin për Trepçën. Ai tha se në këtë projektligj parashihet që Trepça pasi të bëhet shoqëri aksionare t’i ndryshohet statusi. Nga statusi i ri, Qeveria e Kosovës do të ketë 80 përqind të pronësisë së saj dhe 20 % të punëtorëve, ka thënë Stavileci.
Sasha Milosavljeviç, nga Lista serbe, tha se do ta kundërshtojnë këtë ligj dhe nuk do ta votojmë. Ai tha se Lista serbe nuk ka marrë pjesë fare në hartim të këtij projektligji.
Nga ana tjetër, Rrustem Berisha, anëtar i Komisionit nga AAK-ja, tha se në parim e përkrahin ligji edhe pse i kanë disa vërejtje të cilat do t’i paraqesin në dëgjimet e ardhshme publike.
Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paraqitur shumë vërejtje në lidhje me këtë projektligj ku sipas tij Kuvendi nuk ka kurrfarë roli në Trepçë. Ai tha se Qeveria prapë nuk ka nxjerrë një strategji për Trepçën para se të sjell projektligjin. Diskutimi për Trepçën është duke vazhduar.