“Punoi natë e ditë për të ushqyer kriminelët”/ Vëllai i Pëllumb Metës bën deklaratën e fortë: Djali i vogël më thoshte: E ka vrarë në gjumë bashkëshortja

Ramzan Meta ka drejtuar gishtin ndaj kunatës së tij, Blerina Meta, duke u shprehur se ajo është autore e krimit makabër.


Ai është shprehur se Blerina Meta, të cilën e quajti kriminele, ka vrarë vëllain e tij, Pëllumb Meta teksa ishte në gjumë pas “s’kishte takat ta bënte atë punë”.

Ramazan Meta u shpreh se i vëllai ka punuar natë e ditë për të ushqyer kriminelat.

“Kërkoj të drejtën e vëllait, Bëri krimin ajo, futi fëmijët e vet në burg. I ka brumosur fëmijët.

Asnjëherë në botë nuk kanë qenë të dhunshëm. Edhe nëse të gjitha familjen t;ia kishte shuar gruas, atë makabër nuk duhej bërë.

E kanë vrarë në gjumë, sepse nuk kishte takat ajo kriminelja ta bënte atë punë. Vëllai im paska jetuar mes kriminelëve, ai ka punuar ditën e natë për ta. Ushqeu kriminelat.

Një gjakftohtësi, është bërë me paramendim. E kanë menduar me vite. Fillimisht e mori goca, pastaj e mori djali, tani e kthejnë prap tek vajza. Të hetohet”, tha ai.

I vëllai i 50-vjeçarit tregoi edhe bisedën me djalin e vogël të viktimës, Amarildon, pas zhdukjes së tij.

“E kam marrë në telefon, e kam pyetur ca bën “në punë”. E kam marrë një ditë me makinë, shumë gjakftohtë, Thoshte ishalla është gjallë, ata e paskan rehatuar”, rrëfeu ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme