Putin: Shërbimet sekrete ruse nuk i venë pas çdo miliarderi amerikan

Presidenti rus Vladimir Putin kundërshtoi sot informacionet e publikuara nga media amerikane sipas të cilave shërbimet sekrete ruse kanë përgjuar në Moskë presidentin e ardhshëm amerikan, Donald Trump për t’i bërë shantazh.

“Gjatë vizitës së tij në Moskë, në nëntor 2013, Donald Trump ishte thjesht një sipërmarrës, një nga personat më të pasur të Amerikës”, deklaroi Putini gjatë një konference për shtyp.

“Pra, ndonjëri mendon se shërbimet tona sekrete i venë nga pas çdo miliarderi amerikan? Sigurisht që jo, është krejtësisht një delir”, theksoi shefi rus i shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme