Përderisa, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të subjekteve politike kanë reaguar pas vërejtjeve të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se nuk ka kthim prapa dhe se Kosova duhet të bëhet me Ushtri, ekzekutivi i vendit nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje.
Lajmi.net ka tentuar të marrë qëndrimin e Zyrës së kryeministrit të vendit, por këta të fundit nuk janë deklaruar për këtë çështje. As ministri i FSK-së, Haki Demolli nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për veprimet e ardhshme të Qeverisë.