Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me gazin amerikan ka thënë se është e pavërtetë që Kosova ka zgjedhur importin e gazit nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike apo para gazit amerikan. Ajo shtoi se Kosova se ka zgjedhur thëngjillin e burimet e ripërtëritshme që mbështeten në burime vendore.
“Po ju drejtohem përmes kësaj videoje për të theksuar disa fakte lidhur me çështjen e gazit. E para, Kosova nuk ka zgjedhur importin nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike, ose para gazit amerikan, siç po aludohet”.
Sipas saj, strategjia energjetike e vendit mbështetet në burimet vendore dhe në teknologjitë që, sipas qeverisë, janë më të favorshme ekonomikisht.
Përkundrazi, kemi zgjedhur thëngjillin, e burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, kogjenerimin për ngrohje qendrore dhe efiçiencën e energjisë. Ky kombinim mbështetet në burime vendore dhe është më i liri për qytetarët e bizneset tona. E dyta, nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është ‘kundër’ gazit të lëngëzuar nga ShBA-ja (LNG), siç thuhet”, deklaroi mes tjerash Rizvanolli.
Ndër të tjera, Rizvanolli tha se Kosova paguan çmimin më të ulët për energji elektrike në raport me shtetet e rajonit.



