Qindra banorë kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve: Nuk lejojmë të varroset Lumbardhi

Qindra banorë të rugovas dhe shoqëri të ndryshme civile kanë marshuar në rrugët e qytetit të Pejës për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh, raporton Gazeta Blic.

Me thirrjet “‘Lumbardhi krenari e Pejës’, ‘Politikën e japim, Lumbardhin s’e japim”, ‘Mos ma prek Lumbardhin”, “Jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmin” , filloi edhe kjo protestë e banorëve që janë mbledhur në këtë qytet.

Përfaqësuesi i banorëve rugovas tha se nuk lejojmë të varroset Lumbardhi dhe u bëri thirrje institucioneve që para se të fillojnë ndonjë projekt në këtë pjesë të merret edhe pëlqimi i banorëve.

“Ne nuk lejojmë të varroset Lumbardhi, nuk lejojmë që ky ambient duke filluar nga turizmi e deri tek çështja jetike që është uji, të na shkatërrohet. Në emër të komunitetit ju njoftoj se në Rugovë duhet të merren pëlqime për çdo iniciative. Apelojmë që të gjitha iniciativat brenda kësaj zone të ndalohen”, tha ai.

Ndryshe, këtë protestë e kanë organizuar komuniteti i banorëve të Rugovës me shoqëritë civile. Kjo protestë është duke u përkrahur edhe nga shoqëritë civile nga Shqipëria.

Kundër këtij projekti është deklaruar edhe Komuna e Pejës bashkë me partitë opozitare, sipas të cilëve ndërtimi i hidrocentraleve do ta shkatërronte lumin.

Ministria e Tregtisë ka shpalosur një plan të një kompanie austriake për ta ndërtuar hidrocentralin në Grykë të Rugovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme