Rama lajmëron tjetër operacion policor: Këta me muskulaturë të zhvilluar do vihen në rresht!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se policia e shtetit do të zhvillojë një tjetër operacion si ai i kryer ditën e djeshme në disa qytete të vendit.

Përballë një grupi grash dhe vajzash në zonën e Laprakës në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se të fortët do të vihen të gjithë në rresht dhe do duhet të pranojnë të respektojnë ligjin, në të kundërt i pret “ajo që i priti dje të arrestuarit”.

“Nesër publiku do të njihet me një tjetër operacion. Do të jetë problem i të fortëve që ata të kenë frikë kur të dalin nga shtëpia. Ne do t’i vëmë në rresht ata, ose përndryshe për ata ka vetëm një vend, atje ku shkuan ata dje.

Historia që një lagje e tërë shqetësohet sepse filani e fisteku apo një familje, apo njëri me muskulaturë të zhvilluar… kjo çështje do marrë fund.”-tha Rama.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në pranga përfunduan dy ish deputetë, Arben Çuko e Arben Ndoka. Gjithashtu në Shijak policia kapi Flamur Yvdylin së bashku me vëllezërit e tij, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi criminal të trafikut të drogërave të forta.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme