Rama: Shqiptarët gjithmonë mirënjohës Gjermanisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka filluar vizitën zyrtare në Gjermani. Në Berlin ai është pritur nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Pas pritjes zyrtare kancelaria gjermane dhe kryeministri i Shqipërisë kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Angela Merkel ia rikujtuar Ramës se janë pesë kushte që Shqipëria duhet t’i plotësoj për t’i filluar procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Njëri nga kushtet kryesore kancelaria Merkel për Shqipërinë e ka potencuar reformën në Drejtësi.

“Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer.Duke pasur parasysh dhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt dhe me OSBE. Unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di se kërkohet shumë forcë dhe shumë guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Ne do të flasim dhe më hollësisht sesi mund të ndihmojë Gjermania dhe më tej”, theksoi Merkel.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka veçuar momentin që në Berlin gjendet në ditën e festës së Flamurit të Shqipërisë.

Ai e ka falënderuar Merkelin për gjithë ndihmën që iu ka dhënë shqiptarëve në këto vitet e fundit.

“Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën që Gjermanisë dhe ju si kancelare e saj iu keni ofruar”, ka thënë Rama.

Edi Rama pasi ka përkujtuar se brenda tri vjetësh është takuar tre herë me Angela Merkelin ka folur për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian. Ne nuk e kemi filluar këtë rrugë si detyrim nga BE, por këtë na kanë dhënë etërit tanë, të cilët kanë dashur të largohen nga lindja dhe të lidhen me perëndimit. Ky është vetëm fillimi ynë për t’u bërë anëtar të Bashkimit Evropian. Shqipëria meriton të njëjtën besnikëri nga ana e BE-së, si besnikëria jonë ndaj jush. Jo vetëm Shqipëria dhe rajoni ka nevojë për BE-në, por edhe BE ka nevojë për ne. Ne do të punojmë shumë që të arrijmë objektivat tona, dhe ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç e meriton”, ka thënë Rama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme