Rashford me kontratë të re te Unitedi, 375 mijë funte në javë

Marcus Rashford do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.

Rashford, sipas raportimeve të mediave britanike, do të përfitojë 375 mijë funte në javë, ku do të bëhet lojtari i katërt më i paguar në Premier League.

Ai gjithashtu do të jetë më i paguari në ekipin e Unitedit, pas largimit të David de Geas, i cili ishte deri tashti.

Kontrata e 25-vjeçarit do të skadonte në vitin 2024, por si duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

Anglezi gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 30 gola në 56 paraqitje për Djajtë e Kuq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme