Gjykata Supreme vendimin që “Llaskarca” të kthehet në Apel e ka bazuar në kërkesën e të akuzuarve për rishqyrtim të jashtëzakonshëm. Sipas arsyetimit të trupit gjykues, pas vendimit të shkallës së parë, Gjykata e Apelit nuk ka arritur t’i dëshmon ndaras veprimet e çdo të akuzuari. Kjo sipas tyre është edhe arsyeja kryesore pse janë pranuar ankesat e tyre për të kthyer lëndën përsëri në Apel.
“Ekspertiza dhe superekspertiza dëshmojnë se arsye për tragjedinë ka qenë lëshimi i të dënuarit M.T, por gjykata nuk ka arritur ta vërteton se deri në cilën shkallë pakujdesia e tij ka arritur të ndikon deri në tragjedi. Për këtë arsye, gjykata e shkallës së dytë nuk e ka shpjeguar sa duhet se mbi bazën e cilave dëshmi vërtetohet se veprat e të dënuarve tjerë kanë bazë për t’i ngarkuar dhe mbajnë përgjegjësi penale”. – Gjykata Supreme.
Referuar vendimit të Supremes, trupi gjykues kërkon nga Apeli atë që shkalla e dytë nuk e ka kërkuar në vendimin e shkallës së parë, veprimet konkrete të çdonjëri të dënuar në këtë rast.
“Që veprat penale të kenë fuqi, patjetër duhet që fajësia të precizohet për çdo kryerës, që të ketë bazë të shpallet fajtor. Gjykata e shkallës së dytë nuk e ka marrë parasysh faktin se për të dënuarin M.T nuk ka pasur superekspertizë mbi gjendjen e tij shëndetësore në momentin e tragjedisë. Marrja e tyre në konsideratë do të kryqëzonte argumentet e palëve dhe do të arrihej deri te gjendja faktike”. – Gjykata Supreme.
Për mos shqyrtimin e të gjitha ankesave dhe vlerësimin e dëshmive që mund të ndryshojnë gjendjen faktike, Gjykata Supreme ka vendosur që i gjithë procesi të kthehet përsëri në Apel, duke bërë: vlerësim dhe vendim të përsëritur. Raportues i lëndës ka qenë gjyqtari Afrim Fidani, ndërsa anëtarë të këshillit Xhemali Saiti, Safet Kadrii, Cvetanka Periq dhe Mirjana Llazarova Trajkovska. Apeli në prill të vitit të kaluar, ua rriti dënimet me burg të akuzuarve. Pronarit të kompanisë transportuese “Durmo Turs”, i cili është dhe i akuzuari i parë në këtë lëndë, prej 4 vjet burg Apeli ia rriti në 10 vjet. Me 10 vjet, u dënua edhe i akuzuari i dytë Remzi Miftari, përgjegjës i transportit në kompani, i cili në shkallë të parë ishte dënuar me 6 vjet. Megjithatë, Miftari u arratis dhe ende nuk është i kapshëm për organet e sigurisë. Më tej, udhëheqësit të teknik “AMZ Gostivar” i cili ishte i akuzuar i tretë Igor Gjorgjievski, por edhe kontrollorit si i akuzuar i katërt Goran Dukovski, Apeli ua rriti dënimet prej 5 në 7 vjet. Ashtu siç kishte kërkuar Prokuroria dënimet nuk kanë ndryshuar për të dyshuarit e pestë dhe të gjashtë, respektivisht kontrollorin teknik Jane Babarovski, i cili në shkallë të parë u dënua me 5 vjet burg, si dhe shoferit të autobus i cili u dënua me 14 vjet burg. Në aksidentin tragjik të Llaskarcës në vitin 2019 jetën e humbën 16 persona, ndërsa 38 të tjerë u lënduan. /Alsat.mk
The post Rasti i Llaskarcës kthehet në Apel: Supremja kërkon rishqyrtim appeared first on Alsat.



