E martë, 15 Nentor 2016 – Sakte.net /
Djali i Sami Lushtakut, Mergimi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica I” në të cilin është edhe babi i tij.
Në reagimin e Mërgimit thuhet se vendimi i radhës është një vendim tjetër skandaloz për krejt “Grupin Drenica I”.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Por, unë do flas vetëm për rastin e prindit tim. “Drejtësia Ndërkombëtare” ka dashur të kamuflojë me aktvendimin e vet! Duke shpallur të pafajshëm për “vrasjen fantome”, pasi që nuk kanë pasur ku të “kapen”! Gjykata Themelore e EULEX-it duhet të jep llogari për këto vendime të pa baza!
Ndërsa për të treguar injorancen e tyre të matutjeshme, për të izulur Gjeneralët, ata shpiken për herë të parë edhe denimin për hierarki, ku dihet shumë mirë se si Gjykata e Hages, Gjykata Speciale, por edhe vet EULEX-i ka thënë se, ne nuk e dënojmë UÇK-në dhe udhëheqësit e saj në bazë të hierarkisë, por në bazë të veprave të tyre individuale!
Ne, nuk do të ndalemi së përpjekur që drejtësia të vije në vend të vet! Ne do shterrim çdo mjet juridik për të arritur këtë qëllim.
Po ashtu, kërkojmë nga çdo medium vendor dhe ndërkombëtar i pavarur, që të ndjek/hulumtoi këtë persekutim që po ju bëhet Gjeneralëve të UÇK-së!(sic)