Reagon Molliqaj pas akuzave nga PDK-ja

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosja, ka reaguar pas akuzave që atij ia bën dega e Partisë Demokratike në Prishtinë.

Ky reagim erdhi pas konferencës së kësaj dege, të cilët thanë se Vetëvendosje në Prishtinë ka punësuar 486 njerëz me kontrata të veçanta.

“Të gjithë këta janë militantë të VV-së të udhëhequr nga gangsteri – paramilitar, Dardan Molliqaj”, tha më herët Bujar Cakolli, sekretari i kësaj dege.

“PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë”, ka thënë Molliqaj në një shkrim të tij.

“Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje. Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme