Avokatja Brunilda Lika, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, ka deklaruar se reforma territoriale mund të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese, duke ngritur shqetësimin për mungesën e konsultimit publik.
Ajo theksoi se për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duhet që t’i drejtohet një prej subjekteve që kanë të drejtën e ankimit, si një institucion, një bashki apo një individ, të cilit i është cenuar një e drejtë kushtetuese.
“Patjetër që mund të bëhet ky ligj antikushtetues. Kjo vendoset nga Kushtetuesja. Fakti që mungon konsultimi publik, e bën të tillë. Por çfarë mund të bëjmë në këtë rast? Duhet që një nga institucionet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, një prej bashkive apo një individi, ku i preket e drejta kushtetuese. Nëse do të bëhet apo jo, do të dëshiroja që të shkojë në Kushtetuese”, u shpreh Lika.



