Rënia historike e Facebook, java e turpit e Mark Zuckerberg!

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg i ka kaluar ditët e fundit duke kërkuar ndjesë dhe duke premtuar ndreqjen e situatës, por skandali i keqpërdorimit të të dhënave i ka siguruar një thirrje para kongresit amerikanë për të dhënë llogari.

Stuhia shpërtheu kur u mor vesh se Cambridge Analitika, një kompani konsulence politike, keqpërdori të dhënat e 50 milionë përdoruesve në SHBA për të ndikuar tek vota e tyre për zgjedhjet presidenciale të 2016.

Megjithëse shkeljet në rastin në fjalë duken të qarta, ka me mijëra palë të treta që blejnë të dhënat e përdoruesve nga Facebook dhe i përdorin për të shitur produktet e tyre. Të dhënat e përdoruesve janë një dritare në shpirtin e cdo njeriu. Mjaftojnë pak like, një përvijim personaliteti dhe kush ka paguar, mund të ndikojë në vendime.

Njerëzit kanë arsye sociale që të marrin pjesë në rrjete sociale, si të krijojnë një identitet, të ndërtojnë lidhje dhe të jenë pjesë e një komuniteti. Janë pikërisht këto arsye që i bëjnë të dorëzojnë të dhënat personale dhe nënvlerësojnë rreziqet e keqpërdorimit të tyre.

Duke parë ngjarjet edhe zbulimet e fundit, duket një cmendurit të lejosh Facebook, Google dhe Amazon akses direkt në llogaritë bankare, por kjo po ndodh dhe autoritetet heshtin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme