Infiniti QX60 dhe QX80 me version të ri luksoz

Disa ditë para fillimit të panairit të veturave në New York, kompania e njohur Infiniti prezanton versionin e ri Limited të modeleve QX60 dhe QX80.

Fjala është për top versionin e këtyre dy modeleve, të cilat tani karakterizohen me ngjyrë të re të eksterierit si dhe me detajet e reja sa i përket dizajnit.

Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar por thuhet se shitja e Infiniti QX60 dhe QX80 në version Limited në tregun amerikan pritet të fillojë këtë verë, transmeton Koha.net.

QX60 Limited vjen me elemente të reja nga kromi e ngjyrë të errët (maska e përparme, kornizat e dritave të mjegullës, etj.), mbajtëset më të holla në çati, si dhe rrotat e reja 20-inç nga alumini. Ndërkaq sa i përket interierit, janë zgjedhur ulëset nga lëkura dhe disa detajet tjera me ngjyrë të errët argjendi.

Në anën tjetër, Infiniti QX80 Limited vjen me rrotat 22-inç nga alumini, detajet e reja nga kromi e çeliku, mbrojtësi anësor të modifikuar, ngjyrën ekskluzive gri Anthracite për eksterier, si dhe interier me lëkurë Alcantara e ngjyrë të kombinuar, detajet nga argjendi dhe tepihët e rinj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme