Rinisin incidentet në autobusët urbanë të Shkupit, sulmohen dy fëmijë në Bit-Pazar

Dy adoleshentë janë sulmuar fizikisht nga dhjetë persona meshkuj në një autobus të Ndërmarrjes Publike të Qytetit Shkup në afërsi të Bit Pazarit, një ditë më parë. Kështu, siç raporton Expressi, si gjithmonë kur afrohen zgjedhjet në Maqedoni, edhe kësaj radhe nisën incidentet ndëretnike, ku parti të caktuara politike po përdorin fëmijët për të nxehur atmosferën dhe për të përfituar nga retorika nacionaliste.

Rasti i fundit në polici është denoncuar dje rreth orës 17:00 nga ana e qendrës dispeçere të NPQ. Dy djemtë 17-vjeçar nga f. Orman dhe nga f. Mirkovc kanë qenë në autobusin me numër 50 të NPQ, i cili ka lëvizur nga Bit Pazari drejt Qendrës. Në afërsi të Bit Pazarit dhjetë meshkuj, në katin e sipërm të autobusit, i kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast u kanë shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe trup.

MPB njoftoi se po ndërmerr masa për gjetjen e sulmuesve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme