Ja si u ekzekutuan me mbi 10 plumba dy kushërinjtë shqiptarë

Vrasja e dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj të enjten në mbrëmje në Varese të Italisë, fillimisht u dyshua se ishte një aksident automobilistik.

Mirëpo, pasi policia mbërriti në vendngjarje konstatoi se situata ishte edhe më serioze.

Sipas “La Republicca”, dy kushërinjtë janë ndjekur për disa kilometra nga autorët e vrasjes, ndjeke e cila përfundoi me vrasjen e 27 dhe 24-vjeçarit. Nga të dhënat në vendin e ngjarjes duket se dy të rinjtë kanë tentuar të arratisen pasi janë qëlluar me mbi 10 plumba për një distancë 500 metra, shkruan Panorama.

Plumbat në makinën Volksvagen Polo në të cilën udhëtonin dy kushërinjtë Lleshaj tregojnë se ngjarja ishte një ekzekutim i vërtetë. Prokurorët po hetojnë për të zbuluar autorët e masakrës që mbajtën zgjuar gjithë natën fqinjët, të cilët i ngatërruan të shtënat me shpërthim fishekzjarrësh.

Për dy të rinjtë shqiptarë thuhet se janë të përfshirë në trafikun e drogës, por asgjë më shumë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme