Në stacionin policor të fshatit Llozhan të Pejës raportohet se dje janë paraqitur dy të rinj, të cilët konsideroheshin të zhdukur që nga 3 korriku i sivjetshëm. Bëhet fjalë për një femër, egjiptiane, shtetase e Kosovës dhe një mashkull, ashkali, po ashtu shtetas i Kosovës.
Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës, saktësohet se lidhur me rastin e 3 korrikut 2016 viktima femër K/egjiptiane e mitur, së bashku me të dyshuarin mashkull K/ashkali, më 14.09.2016 janë paraqitur në stacionin policor dhe kanë njoftuar se ata me vetëdëshirë ishin duke bashkëjetuar. Pasi që viktima ishte e moshës së mitur ajo është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.