Presidenti Hashim Thaçi këto ditë ka qëndruar në Kanada.
Ai vizitën e ka përmbyllur kur është takuar me homologun e tij kanadez, David Johnston me të cilin diskutuan diçka interesante – për kërkim të arit, njofton Klan Kosova.
“Diskutuam gjerë e gjatë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kanadasë, për mundësitë e përbashkëta të rritjes së bashkëpunimit në fushat strategjike të ekonomisë, si energjia, minierat, kërkimi i arit dhe bujqësia”.
I pari i vendit ka thënë se Guvernatorin Johnston e ka ftuar për ta vizituar Kosovën për të parë nga afër të arriturat e vendit, si dhe për t’i dhënë shtytje projekteve të përbashkëta dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kanadasë