Gjatë ditës së djeshme në Istog është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore nga Komuniteti Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas rastit viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq që i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/