Një rast i rrahjes brenda familjes në të cilën janë përfshirë së paku katër persona është regjistruar dje në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje.
Ka treguar vetëm se rreth orës 13:00, të 10 marsit ka “arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, (familjarë) pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti”.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
© KOHA.