Rrahje masive me shkopinj e boksa metali mes nxënësve në Podujevë, njëri përfundon në QKUK

Një rrahje masive mes nxënësish ka ndodhur dje në Orllan të Podujevës.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Aleksandër Xhuvani” në OrllanNxënësit, shumica 17-18 vjeç, të ndarë në dy grupe, kanë përdorur mjete të forta në rrahje.

Sipas burimeve të Gazetës Express, 4 nxënës, N.N., A.B., D.I. dhe A.I. kanë sulmuar dy nxënës tjerë, A.M. dhe F.Sh.Këta të fundit kanë marrë lëndime trupore dhe pasi që janë dërguar në ambulancë në Orllan e Podujevë, është dashur të shkojnë në QKUK.Mësohet se A.M. ka marrë lëndime më të lehta trupore, kurse F.Sh. ka thyer dorën nga goditjet e shumta që ka marrë.Policia raporton se dy nga personat të përfshirë në rrahje, janë në arrati e dy të tjerë janë arrestuar e dërguar në mbajtje.“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K/shqiptarë kanë sulmuar me mjete të forta (shkop druri, boks të metalit) dy viktimat meshkuj K/shqiptarë.Të dyshuarit dhe viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme