Një rrahje mes disa nxënësve ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Prishtinë.
Rrahja nisi nga dy nxënës e që më pas u përfshinë edhe nxënës të tjerë.
Kjo përleshje mes nxënësve ndodhi para xhamisë “Kadirie” në Lagjen e Muhaxherëve.
Në videon e publikuar nga KosovaPress shihet edhe ndërhyrja e një kalimtari i cili mundohet që të qetësojë situatën dhe t’i shpërndajë nxënësit nga aty.