17 shkurti i 2008 nuk ishte një ditë e zakonshme për Presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu. Ai së bashku me liderët e tjerë institucional të asaj kohe kishin marr mbi supe një detyrë të rëndë, të shpallin pavarësinë e Kosovës, që shumë breza luftuan për të.
Me rastin e 14 vjetorit të bërjes shtet, Syri Kosova sjell një rrëfim ekskluzive të Presidentit Fatmir Sejdiut.
Në këtë bisedë do të mund të lexoni prapaskenat e gjithë kësaj dite historike që do shënonte një epokë të re për shtetin më të ri të Ballkanit.
Sejdiu për herë të parë tregon që shpallja e pavarësisë ishte menduar të bëhet në 2006 fillimisht, por kundërshtimi i ashpër i Rusisë dhe kërcënimi i saj bëri që kjo të shtyhet për pak kohë.
A është Kosova në rrugën e drejtë të shtetndërtimit apo është larg asaj që prisnin 14 vite me parë, përballja me Serbinë dhe kompromisi që nuk duhet bërë Kosova janë vetëm disa nga temat që do të mund t’i lexoni në intervistën me Fatmir Sejdiut me gazetaren Albionë Zhitia.
- Intervista e plotë:
Syri Kosova: Është folur shumë për momentin i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por tani do të doja të flisnim për diçka që ndoshta nuk është thënë deri tani. A ka pasur diçka që nuk u është thëne nga faktori ndërkombëtar dhe momentin e fundit ju është kumtuar (kërkuar)?
Fatmir Sejdiu: Janë zhvillime komplekse gjithë ato që kanë ndodhur në rrugëtimin tonë deri në ditën e 17 shkurtit. Duke pasur parasysh procesin e negocimit që dy vite e kam udhëhequr unë dhe ekipin e unitetit, ka pasur zhvillime shumë interesante që edhe kanë dalë në publike, por një element që ka qenë ndikues në atë proces e që se kam thënë deri tani është se fillimisht ishte menduar shpallja e pavarësisë në 2006.
Ne ishim në bisedime të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar që ishin mbështetësit tanë, ne prisnim sinjale të rëndësishme që kanë qenë në njifar mënyre ndihmues në planin tjetër, sepse ishim të vendosur që kthim mbrapa nuk ka. Por në atë kohë kishte teori të ndryshme konspirative, presione të llojllojshme, që deshëm apo s’deshëm ka ndikuar në opinionin publik.
Ne e kishim bindeje që 2006 të përfundoj ky proces, por me ditët dhe situatat që ndodhën në atë kohë bën që kjo të mos ndodhte. Kishte një zgjatje të procesit, ku u mbajtën shumë takime por dy nga to ishin të nivelit të lartë dhe sic u quajtën takime të elefantëve, aty u bisedua saktë çfarë statusi të marrimi. Por ka qenë edhe pjesa e zënkave të faktorit ndërkombëtar të cilët ishin të involvuar në zgjedhjen e statusit të Kosovës. Pasi nuk u gjet zgjedhja e në përballje të delagcioneve, u bë një dokument shumë i mirë i Ban Ki Moon që u dorëzua në OKB, por ishte ana tjetër që Rusia e paraqiti në fund, ishte kërcënimi që nuk mund të bëhet kësisoj pa shkuar të një zgjatje në bisedime të më tejshme.
Ajo që është interesante, gjatë kësaj kohe u përgatitën rezoluta e rezoluta të ndryshme nga fuqitë e mëdha si: SHBA, Britania e Madhe, Gjermani, Italia, Franca duke u shtuar më vonë edhe Kanadaja e Belgjika. Por asnjë nga këto nuk shkuan në Këshillin e Sigurimit për shkak të kërcënimit të Rusisë, ky kërcënim nuk ishte pas shpine, por, ballë bë ballë në mënyrën se si do ta përdoret veton, prandaj edhe shty.
Mua nga Ahtirsari m’u tha qysh në shtator të 2006 që do të jetë një pavarësisë e kushtëzuar për një kohë.
Por erdhi etapa e dytë që u mbajt samiti i G7-ës në 2007 dhe u diskutua sërish mënyra e zgjedhjes së statusit, në ndërkohë ne si Kuvend kishim miratuar pakon e Ahtisarit me formulën për statusin final.
Ne kishim edhe për detyrë ta mbajmë tensionin në qytetar dhe të detektojmë besimin që kanë në atë projekt. Sepse ne kishim alternativa të ndryshme që protestonin e nuk besonin në këtë formulë që do të bëheshim shtet.
Ideja e re erdhi nga Nikola Sarkozi, që tha duhet ende kohë shtesë, pasi kishte formulën dyshe me kusht që procesi final të mos pengohet dhe Rusia të mbështes një rezolutë të dal nga Këshilli i Sigurimit dhe shpallja e pavarësisë ishte e paevitueshme.
Ne si ekipi nuk e thamë me të parën po, sepse ishte ofertë joshëse por që kishim hezitim sepse ishim të qartë kthim mbrapa nuk ka dhe vetëm pavarësia duhet të bëhet. Por në Serbi ishin dy proces zgjedhore dhe faktori ndërkombëtar na kërkoi të presimi që mos të ketë Serbia mundësi një albi dhe donin që Tadiqi të ishte ende në qeverisje.
Në fillim të 2008 më u sos rruga diplomatike, durimi dhe ditët që i kishim dhënë si avancë veç se kaluan. Erdhi koha dhe filluan përgatitjet për çdo gjë, për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt.
Syri Kosova: A është në rrugën e duhur Kosova në shtetndërimi apo kemi devijuar pak?
Fatmir Sejdiu: Mendoj që duhet punë më shumë, e kam fjalën për gjitha gjeneratat. Kosova ka kapacitet të bëjë punë më shumë dhe ka zotime të përbashkëta me partneritar që nuk duhet të keqpërdorën. Fëmijët e nana amerikane apo britanike bombarduan për 78 ditë diçka që nuk e dinin nëse do dilnin gjallë. Pra është një punë që ka të bëjë me ne dhe ka një përkushtim ndaj tyre, jo për t’i dhënë raport atyre, por për të parë seriozitetin tonë si vend që të japim maksimumin që ka për t’u dëshiruar. Për të pasur një Kosovë më të sigurtë dhe me pak probleme se sa tani që kemi.
Syri Kosova: Pse ende nuk e kemi një ulse në OKB dhe kemi stagnuar në njohje?
Fatmir Sejdiu: Ka pasur gabime në organizimin për të siguruar njohje më shumë. Nuk shkohet në një vend e pastaj publikisht të rrahësh gjoks se sigurova një njohje, kur në fakt vetëm një takim ke zhvilluar, pastaj nuk mundet çdo kush të bëjë vizita. Duhet organizim dhe koordinimi të personave përgjegjës për këtë gjë përmes kanaleve diplomatike në mënyrë diskrete.
Por ka rënë edhe intensiteti i bashkësisë ndërkombëtare për siguruar njohje. Sepse kemi një lak në qafë që e kemi nga mos njohja e pesë shteteve kryesore të OKB-së, shpresoj të mos jetë një karrem për Kosovën që t’i kryej detyrat e veta siç i takon. Është edhe propaganda serbe që po e stopon këto njohje.
Syri Kosova: Jemi ende në negociata me Serbinë, këtë herë çfarë nuk duhet të bërë kompromis Kosova ndaj Beogradit për të marr një njohje?
Fatmir Sejdiu: Kosova nuk duhet të shkelë dinjiteti e vet si shtet. S’duhet të krijoj formula apo pranoj formula që e prishin karakterin unitar të shtetit të Kosovës, s’duhet të krijoj formula që bën bosnjizimin e Kosovës. Ajo që duhet të pranoj është ato që i jep karta për qeverisje lokale, një që është dokument i rëndësishëm edhe pjesa e trajtimit të pakicave, ku përshihet pjesës e shtuar nga Kosova për realizimin e kësaj marrëveshje.
Syri Kosova: Porosia juaj për politikanët e rinj kosovar?
Fatmir Sejdiu: Historia nuk fillon me një brez, është krejt normale që kemi sakrifica e sfida që kanë tejkaluar brezat e përparmë. E them që gjithmonë se ka shkuar shumë persona me sy qelë pa e ditur si po mbetet Kosova.
Është e rëndësishme një transmision normal është i nevojshëm në secilin subjekt politikë, por me respekt të veçantë për njerëzit që i duhen këtij vendit. Të shfrytëzohen të gjitha potencialet e mundshme për të mirën e vendit dhe avancimin e procesit, fundja nuk jemi aq shumë sa për të hedhur, ashtu siç nuk kemi shumë për të ndarë.
Nëse mendon ndryshe nuk duhet të hidhërohemi me njëri-tjetrin, por të ecim me metodën e demokracisë dhe të shohim përpara./SYRI KOSOVA
© SYRI.net