Rrëfimi i jugafrikanes, fitoi epitetin e “luaneshës” pasi mbyti njërin nga përdhunuesit e bijës së saj dhe plagosi dy tjerë (Video)

Nokubonga Kampi është bërë e njohur në Afrikën e Jugut me nofkën “luanesha”, pasi që ka arritur ta mbytë njërin nga tre burrat që e kishin përdhunuar vajzën e saj si dhe të plagos dy të tjerët, shkruan BBC.

Asaj ia kishte nxjerr gjumin një telefonatë në mes të natës. Aty i është kumtuar lajmi se bijën e saj Sipokazi po e përdhunojnë tre burra, të cilët po thuajse të gjithë i njihnin.

Ajo pa u menduar dy herë i telefonoi policisë, por nuk mori kurrfarë përgjigje. E vetëdijshme që policisë i duhej shumë kohë që të mbërrijë në fshatin e saj në Eastern Cape, mendoi se është personi i vetëm që do të mund ta shpëton të bijën.

E gjithë ngjarja filloi kur vajza e saj Sipokazi shkoi të vizitojë disa miq në një nga katër shtëpitë e fshatit, e pasi që miqtë e saj dolën nga shtëpia rreth orës 1:30, ajo vendosi që e vetëm ta kalojë natën aty. Në ato momente u futën tre burra që për orë të tëra kishin konsumuar alkool në shtëpinë afër saj.

“Jam frikësuar, por jam detyruar që të shkoj, bëhej fjalë për vajzën time. Mendoja se ajo tashmë kishte vdekur. E fakti që ajo i njihte përdhunuesit, më bënte të dyshoja se ata do ta vrisnin për të mos i denoncuar në polici”, ka shtuar Nokubonga.

Shtëpia e saj ka dy hapësira dhomën e gjumit dhe kuzhinën, nga ku mori një thikë.

“Mora thikën për arsye sigurie, pasi këtu nuk ka edhe aq shumë siguri. Ka qenë errësirë dhe jam detyruar ta ndezin blicin e telefonit për ta parë rrugën”, ka shtuar ajo.

E derisa po i afrohej shtëpisë ku po ndodhte përdhunimi, dëgjoi britmat e bijës. Pa u menduar dy herë u fut brenda dhe me ndihmën e dritës së blicit të telefonit, pa bijën që po i përdhunohej nga tre burra.

“Jam frikësuar shumë dhe vazhdimisht pyesja se çfarë po ndodh. E kur ata më panë, mu vërsulën. Aty e kuptova se duhet të mbrohem, ka qenë një reagim i shpejtë”, thotë Nokubonga duke refuzuar të zbulojë detaje të asaj se çfarë ka ndodhur më pas.

Gjatë seancës, gjykatësi ka thënë se Nokubonga është bërë “shumë e emocionuar” kur pa njërin burrë duke ia përdhunuar të bijën, dhe të dy tjerë që po prisnin në radhë. /Telegrafi/


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme