Rreth 400 mjekë e infermierë largohen nga Kosova

Shumë mantelbardhë nga Kosova po i japin fund kontratës së punës duke kërkuar punësim jashtë vendit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani rreth 400 mjekë dhe infermierë nga Kosova,  janë larguar nga vendi dhe po ushtrojnë profesionin në vendet e Evropës.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se interesimi për të punuar jashtë vendit në sektorin shëndetësor po shënon rritje. Për shumë infermierë nga Kosova, pikë referimi është Gjermania.

Shumë nga ta kanë gjetur vend pune në institucionet publike shëndetësore të këtij vendi.

Njëra nga të interesuarat, njëherësh studente e infermierisë, tregon arsyet pse do ta lëshojë Kosovën.

“Arsyeja pse kemi ardhur të studiojmë në “Qeap Hemirer” është që të shkojmë të punojmë jashtë, kjo ka qenë edhe arsyeja e ime dhe e shumë kolegeve të mia. Për shkak të pagës dhe mungesës se vendeve të punës që ofron Kosova”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku,  i ka thënë Radio Kosovës se aktualisht në vendet e BE-së ka një numër të  madh të punëtorëve shëndetësorë.

Por,  Sadiku  po  shpreson se ata do të kthehen prapë në vendin e origjinës dhe eksperiencën e tyre ta bartin në Kosovë.

Ndërsa këtë javë në Kosovë u inaugurua Programi Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, të organizuar nga “Qeap-Heimerer”,i  cili ofron  punësim për 250 infermierë të rinj nga Kosova në Gjermani.

Ky program për Ministrin e  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është një imazh i mirë për Kosovën. Sipas tij, këtë herë kosovarët nuk po shkojnë si azilkërkues, por si profesionistë shëndetësorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme