Një person i paidentifikuar ende ka goditur në mes të rrugës aktorin e njohur shqiptar.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se ditën e djeshme aktori, Laert Vasili ka denoncuar në polici faktin se është goditur në mes të rrugës.
“42-vjeçari Laert Vasili ka bërë denoncim se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është goditur me grusht në kokë, nga një person i paidentifikuar”, thanë burimet policore për Syri.net.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.