Rroga mesatare neto mujore e paguar për një punëtor në qershor të këtij viti është 22.187 denarë, apo 360,95 euro, dhe shënon një rritje prej 0.7 për qind në krahasim me rrogën në qershor të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).
Rritja është rezultat, para se gjithash, i rritjes së rrogës neto mujore të paguar mesatare për të punësuar në sektorët: ndërtimtari (10.6 për qind), veprimtari administrative dhe shërbyese (6.3 për qind) dhe në bujqësi, pylltari dhe peshkim (6.3 për qind).
Zvogëlim të rrogës neto mujore mesatare për të punësuar në krahasim me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët: tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparime të automjeteve dhe motocikleve (4.4 për qind) objekte për vendosje dhe veprimtari servisi me ushqim (3.7 për qind) dhe veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (3.4 për qind).
Sipas ESHS, rroga mesatare bruto për të punësuar në qershor të këtij viti ishte 32.6374 denarë.
Në qershor të këtij viti 1,6 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë. /MIA