Moska konsideron se iniciativa për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zaharova.
“Kemi përcjell me vëmendje fjalët e ambasadorit amerikan në Kosovë Delaëie, për përkrahjen e Uashingtonit në krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Idenë mbi transformimin e Forcave të sigurisë së Kosovës në Forca të plotfuqishme, Prishtina zyrtare është duke e shtyer tashmë disa vjet, përcjellë gazetametro.net.
Sipas fjalëve të saj, Rusia konsideron se kjo çështje në tërësi është në fushë tjetër.
“Është kyçe se këto aksione janë shkelje e të drejtës ndërkombëtare sepse janë në kundërshtim me rezolutën e KS të KB 1244, e cila parasheh praninë ushtarake vetëm në bazë të mandatit të KB gjegjësisht të EULEX-it dhe KFOR-it, të cilat më së shumti përbëhen nga kontingjentet e shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ajo.
Sipas fjalëve të sajë, “Ky hap është krejtësisht i papërgjegjshëm nga pikëpamjet e sigurisë në rajon dhe në tërësi për Kontinentin Evropian”.
Në Moskë thonë se shfaqja e komponentëve të ri ushtarakë në Ballkan të tilla si “Forcat e Armatosura të Kosovës” do të ishin në kundërshtin me marrëveshjen e Firencës (neni 4 i marrëveshjes shtojca AB e Dejtonit për Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ndodhet brenda rezolutës së miratuar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1031), i cili mbështet stabilitetin rajonal me ndihmën e OSBE-së.