Samiti i 20 vendeve me te industrializuara te botes u ka dhëne fund punimeve ne Hamburg te Gjermanisë ku është nënshkruar dhe firmosur deklarata e përbashkët përfundimtare. Udhëheqësit botërore kane gjetur dakordesine per pjesen dërrmuese te çështjeve, por shefi i shtëpisë se bardhe nuk ka ndryshuar qëndrim per klimën.
Sipas një zyrtari të BE-së, teksti i deklaratës pranon tërheqjen e Presidentit amerikan nga marrëveshja e klimës e Parisit, por pa minuar angazhimin e vendeve të tjera.
Ne ditën e dyte te samitit, liderët kanë mbajtur takime te ndara. Presidenti i SHBA-së është takuar me kryeministren britanike Tereza May dhe tha se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje tregtie.
Mikpritësja e samitit Angela Merkel ka takuar në mëngjes presidentin Putin të Rusisë dhe atë të Francës Macron. Negociatat gjate samitit veçanërisht ditën e pare u cilësuan shumë të vështira nga Merkel.
Zonja e Hekurt u shpreh se e dënon qëndrimin e Trump per marrëveshjen e klimës, por u shpreh e kënaqur që 19 shtetet e tjera kundërshtuan rinegocimin e saj. Samiti i Hamburgut u shoqërua nga protesta te dhunshme qe shkaktuan lëndimin e qindra policeve dhe tubuesve.