Samsung synon të shesë 60 milonë njësi të Galaxy S8

Sipas një raporti të ri që vjen nga Korea jugore, Samsung është duke synuar të shesë rreth 60 milionë njësi të telefonit tyre të ardhshëm, që pritet të dal si Galaxy S8.

“Gjiganti teknologjik ka kërkuar furnizim të pjesëve bazuar në synimin e kompanisë që të shesë 60 milionë njësi,” bën të ditur raporti nga burimet e industrisë së kompanisë.

Në krahasim, figura prej 60 milionëve është më e lartë se shitjet vjetore të disa prej telefonave tjerë të Samsung.

Galaxy S5 është shitur në 45 milionë njësi, Galaxy S6 poashtu në 45 milionë ndërsa S7 pritet të arrijë në 48 milionë njësi.

Raporti poashtu njofton se Galaxy S8 do të lansohet dikur gjatë prillit, ndërsa prodhimi masiv i telefonit do të filloj në mars.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme