“San Siron askush nuk e dëshiron më”

“Askush nuk e dëshiron San Siron më”.

Pas një takimi që është zhvilluar të martën në mes të përfaqësuesve të Milanit dhe Interit, kryetari i qytetit, Giuseppe Sala ka thënë se “askush nuk e dëshiron San Siron më”

Drejtori i Interit Alessandro Antonello tashmë ka komentuar mbi zhvillimet që kanë pasuar pas bisedimeve në mëngjesin e së martës, derisa Milan tani ka dhënë një deklaratë.

“Një gjë e qartë ka dalë nga ky takim: askush nuk e dëshiron më San Siron. Jam i zhgënjyer si kryetar, qytetar dhe si një tifozë – por është një gjë që ne e kuptojmë tërësisht”, tha Sala, i cili shërben si kryetar i qytetit të Milanit prej vitit 2016 për Gazzetta dello Sport.

“Nëse klubet vendosin që të shkojnë në një zonë të re, ky do të jetë problem për komunën dhe nuk do të jetë e lehtë, por le ta marrim një hap me kohë”, vazhdoi ai.

Planet për ta shkatërruar stadiumin ikonik janë duke u diskutuar që nga viti i kaluar tashmë, me Milanin dhe Interin që po preferojnë një largim nga San Siro.

Shpenzimet për të rindërtuar Giuseppe Meazza nga njëra skuadër duket se është një barrë e rëndë financiare për secilën skuadër.

“Është e qartë që në këtë pikë stadiumi nuk do të shkatërrohet brenda strukturave dhe grupeve të interesit të komunës, e vetmja mundësi është që të hapet për operatorët të cilët dëshirojnë ta përdorin atë për koncerte apo evente”, shtoi Sala.

“Procesi i autorizimit për stadiumin afër Meazzas së tanishëm po ecë përpara, por kam kërkuar nga Milan që t’i përgjigjet kërkesës sonë brenda dy apo tri jave apo të na tregojë nëse ata kanë plan që ta braktisin këtë propozim”.

Besohet që tani Interi po planifikon një largim nga qendra e qytetit.

“Unë i dëshiroj skuadrat në qytet, por Interi nuk sheh zona tjera në komunë. Në fakt, pavarësisht tërë planet që i përmendëm më sipër, nëse ka një zonë tjetër që është në Milano, kjo është për shkak se nuk ka ndonjë të tillë”, konfirmoi Sala

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme