Semimaturantët drejt arsimit të mesëm, zanatet tërheqëse për një pjesë të tyre

Gazetare: Melihate Rustemi

Semimaturantët tashmë i kanë dhënë lamtumirën e fundit arsimit fillor për t’u fokusuar në përgatitjet dhe zgjedhjen e drejtimeve në arsimin e mesëm. Alsat vizitoi shkollën fillore “Panajot Ginovski” të komunës së Butelit ku një grup semimaturantësh rrëfenin momentet e bukura të mbrëmjës së semimaturës që kishuin kremtuar një natë më parë. Disa prej tyre madje edhe zbuluan se ku dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e mesëm.

“Tepër mir mbrëmë kemi kalu, shumë mirë bashkë me shoqëri, jemi kënaqur. Kam vendos për shkollë të mesme gjimnazi, “ZLM”, tha një semimaturante.

“Tash, për shkollë të mesme kam vendos me vazhdu mjeksinë, në “Pançe Karagjozov”. Çfarë drejtimi? Stomatologji”, tha një tjetër semimaturante.

Një pjesë e semimaturantëve vlerësojnë se pavarësisht arsimit të mesëm, të rinjtë duhet të mësojnë edhe ndonjë zanat. Dy prej nxënësve që anketuam tashme ushtronin zanatin e berberit dhe artarit.

“Mbrëmë, mbrëmjen e maturës e kemi kalu tepër mirë ndërsa shkolla ime e mesme do të jetë “Dimitar Vllahov” për berber, drejtimi i berberit. Këtë zanat të berberit e ushtroj tashmë katër vjet dhe punoj në Çair”, tha një semimaturant.

“Në shkollë të mesme do të regjistrohem në gjimnazin “Zef Lush Marku”. Ushtroj zanatin e artarit, jam në zanat tashmë dy vjet. Mbrëmë festuam mbrëmjen e maturës, kaluam shumë mirë. Ka pas shumë shkolla të mesme profesionale që kanë prezentuar drejtime shumë të mira. A t’ka pëlqy ndonji drejtim prej atyre shkollave që janë prezentuar?  Po, shkolla e ndërtimtarisë, për arkitekt”, tha një tjetër semimaturant.

Ministria e Arsimit tashmë ka bërë të ditur konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin 2026/27 parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, nga të cilat më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaz dhe 570 në arsimin artistik. Regjistrimi i nxënësve do të bëhet në formë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk nga data 12 deri më 15 qershor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme