Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
“I ngarkuari me punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.’’
Zyrtari i lartë i ambasadës amerikane në Tiranë, McDowell, i tha gjithashtu ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.