Shefi i Orientalistikës në UP: Kosova duhet t’i mbyllë shkollat e Gylenit

Pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, kishte reagime të shumta nga vende të ndryshme të botës, në mes e të cilëve edhe Kosova.

Në një intervistë për Anadolu Agency, Isa Memishi, profesor dhe shef i degës së Orientalistikës, në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se 15 korriku ishte një natë me plot ankth, jo vetëm për popullin, qeverinë dhe presidentin e Turqisë, por edhe për gjithë dashamirët dhe miqtë e këtij populli.

Ai i është gëzuar dështimit të disa forcave ushtarake për të marrë pushtetin me grusht shtet.

“Shyqyr që përfundoi me dështimin e forcave të errëta dhe me ngadhënjimin e qeverisë e cila ishte zgjedhur nga populli dhe është në shërbim të popullit të Turqisë, si dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon, qoftë në Lindjen e Mesme, qoftë në Ballkan. Një destabilizim i Turqisë do të ishte destabilizim i gjithë rajonit, andaj aq më tepër për neve, për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe rajonin nuk i konvenon një Turqi e destabilizuar, por një Turqi e cila është stabile, ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe me gjithë qenien e saj është në shërbim të paqes në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Memishi.

Memishi theksoi se shteti i Turqisë do të arrijë shumë shpejt ta tejkalojë këtë situatë, duke rikuperuar dëmet të shkaktuara nga “forcat e errëta”, si i quante ai. Ai shtoi se ata që kanë bërë këtë hap armiqësor nuk ia vlen të përmenden as që janë pjesë e forcës së lavdishme ushtarake turke.

– Qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike –

Akademiku Memishi, theksoi se ai që qëndron prapa këtyre forcave të errëta në Turqi, pra Fetullah Gylen, ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në disa institucione arsimore dhe fondacione në Kosovë.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike, dhe se në qoftë se shteti turk kërkon që të merren masa për këto organizata apo institucione të lidhura me strukturat paralele, atëherë shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshme.

“Nëse nisemi nga parimi që kush do që e dëmton mikun, e dëmton edhe të zotin e shtëpisë, atëherë unë mendoj që nëse këto institucione apo organizata janë në kundërshtim me interesat e popullit turk dhe qeverisë së Turqisë, s’do mend që të njëjtat organizata një ditë do ta dëmtonin edhe interesin e Kosovës”, u shpreh Memishi.

Duke vënë në dukje se Kosova ka nevojë për një zë të fuqishëm brenda NATO-s dhe se ai zë ka ardhur gjithmonë nga Turqia, Memishi u shpreh se shteti turk ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte, si në integrimin e asociacioneve ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e diplomacisë dhe të arsimimit.

Ai shtoi se në Kosovë ka simpatizantë të shumtë të presidentit Erdogan, duke u shprehur se edhe presidenti e ka kthyer këtë dashuri të kosovarëve me përkrahjen e dhënë në të gjitha poret e nevojshme.

Në fund, Memishi shprehu dëshirën të apelojë qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës, që të jetë gjithmonë në krah të qeverisë të cilin e zgjedh elektorati i Turqisë dhe që asnjë mënyrë të rreshtohen në anën e forcave që janë kundër votës së elektoratit turk.

“Dëshiroj që kjo të jetë sa më shpejt e kaluar, ‘geçmis olsun’”, u shpreh së fundi Memishi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme