E premte, 28 Tetor 2016 – Sakte.net
Në familjet në të cilat ushtrohet dhunë fizike apo ndonjë presion psikik në prezencen e fëmijëve, prandaj jo dhunë në familje, por edukim përmes dialogut, dhuna është e papranueshme.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës në një raport të cilin ia ka dërguar Gazetës InfoPress, në lidhje me dhunën në familje thuhet se hetuesit policorë në kuadër të njësive për hetimin e dhunës në familje vazhdimisht kontaktojnë më të gjitha shtresat e shoqërisë dhe t’i informojnë për pasojat që sjellë dhuna në familje.
“Arrestimi i personave të dyshuar bëhet çdo herë kur ka baza ligjore dhe njëkohësisht punohet në mbledhjen e fakteve dhe dëshimve lidhur me vepren penale duke marrë denimin e merituar nga Gjykata Kompetente”, thuhet në raportin policor.
Gjithashtu në raportin e Policisë së Kosovës gjenden statistikat për dhunën në familje për gjashtëmujorin e parë të këtij viti (2016). Në total deri më tani në Kosovë, për gjashtë mujorin e parë janë regjistruar 509 raste të dhunës në familje.
Në një prononcim për Infopress, sociologu Labinot Kunushevci, thotë se po jetojmë me një shoqëri me efekte traumatike nga lufta me plotë probleme ekonomike, sociale, stres, pasiguri, ku edhe kuptimi për familjen po ndryshon.
“Familja kosovare dhe funksionet e saj kanë pasuar ndryshime të mëdha, sidomos pas luftës me ndrrimin e gjeneratave, me ardhjen e trendeve të reja kulturore, nën ndikimin e modernitetit dhe raportet brenda familjes kanë edhe komponenta tradicionale edhe moderne. Dhuna nuk njeh kohë, si e tillë është kundër të drejtave dhe lirive të njeriut. Ajo vetëm mund të sofistikohet, ashtu si edhe kontrolli, diciplina etj”, mendon ai. Sipas socilogut Konushevci. Shoqëritë që dalin nga lufta janë të prirur për kësi veprimesh. “Jetojmë me një shoqëri me efekte traumatike nga lufta, në tranzicion, dinamike, me plot probleme ekonomike e sociale, stres, frustrim, pasiguri, ku edhe kuptimi për dashurinë dhe familjen po ndryshon dhe lidhjet po shndërrohen në objekte konsumimi.
Mendoj që zhvillimi i kapmanjave publike, mediale, do të ndikonte në vetëdijesimin e atyre që kanë prirje për dhunë, të atyre që janë viktima për të reaguar dhe shteti ta shtrijë më gjerësisht kontrollin e vet”, tha Kunushevci për InfoPress.
Azem Ademi , një qytetar i Prishtinës, thotë se këto raste në familje duhet të lajmërohen në fillim para së të përfundojnë tragjike.
“Dhuna në familje është akt i shëmtuar këto raste duhet sa më shpejt të evitohen. Rastet duhet të lajmërohen qysh në fillim që të merren masat adekuate, e jo të përfundojnë tragjike. Më së paku na duhet dhuna në Kosovë, duhet ti kthemi punës, realitetit, dhe ndërgjegjës së pastër”, u shpreh ai për Infopress. Po ashtu edhe Vesel Veseli, një tjetër qytetar tha se çfarëdo lloj dhunë është e ndaluar me ligj, e aq më tepër dhuna në familje.
“Çfarëdo dhune është e ndalueshme me ligj dhe duhet të jemi kundër dhunës, e aq më tepër dhuna në familje, ndaj bashkëshortes, ndaj fëmijëve,ndaj vëllait, apo kujtdo qoft. Dhuna nuk i përket demokracisë as sundimit të ligjit, prandaj ligji duhet të merret me ata persona dhe ta marrin denimin e merituar”, pohoi ai.
Ndërsa, Merita Spahiu, shtoi se nuk duhet të ketë dhunë në familje, sepse gjithçka ka ndryshuar në këtë kohë.
“Dhuna në familje është katastrofë për shqipëtarët, kjo as që duhet të ndodh, por ne si popull duhet të dalim të protesojmë para Qeverisë e ta ndalojmë këtë”, tha ajo për InfoPress.