Sherifi: LDK po mundohet t’i kompensoj votat e humbura

E premte, 28 Tetor 2016  –  Sakte.net

Aderimin e Ramiz Kelmendit në LDK, NISMA për Kosovën po e sheh si një shenjë që LDK-ja po bëhet gati për zgjedhje.

Të paktën kështu mendon, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi. Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se Isa Mustafa po përpiqet që përmes kësaj metode t’i kompensoj votat e humbura.

“Aderimi i Ramiz Kelmendit në LDK është edhe një shenjë se edhe LDK po përgatitet për zgjedhje te parakohshme. Mendoj se kryetari i LDK-së po përpiqet që përmes kësaj metode të kompensojë votat të cilat i ka humbur gjatë kësaj kohe për shkak të hyrjes në koalicion me PDK-në kundër vullnetit të elektoratit të saj”, ka thënë Sherifi.

Ish deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi tanimë është emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme