Një sherr për motive të dobëta është regjistruar këtë të premte në Sarandë, si pasojë e të cilit është goditur me thikë një person.
Sipas informacioneve të lëshuara nga uniformat blu, një 26-vjeçar është goditur me thikë dhe është gërvishtur.
Fatmirësisht, ai nuk rrezikon ta humbë jetën, dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital.
Nga ana e saj, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.
Punohet për kapjen e autorit./GSH



